Një përleshje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Bilal Golemi” në Sarandë, ku një adoleshent ka mbetur i plagosur me thikë.
Sipas policisë, 17-vjeçari, nxënës në shkollën “Hasan Tahsini” është plagosur me 3 herë me thikë pas një përleshje me një moshatar të tij.
Më tej mësohet se i plagosuri ka marrë një plagë në stomak dhe dy në ije.
Adoleshenti ka qenë bashkë me një shokun e tij, kur është konfliktuar me 17-vjeçarin K. Cora, i cili mendohet se është autor i ngjarjes.
I plagosuri është transportuar fillimisht drejt urgjencës së spitalit të Sarandës ku ka marë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar drejt Vlorës për mjekim më të specializuar.
Policia bën me dije se autori i dyshuar është arrestuar.
Ndërsa thikën me të cilën plagosi të miturin tjetër e hodhi në një zonë me ferra në mënyrë që ta fshihte.
Adoleshenti Cora njihet si një person problematik për Policinë e Sarandës, pasi në janar të vitit 2024 mësohet se është përfshirë në një sherr tjetër.

