Një konflikt i dhunshëm është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata”, ku rreth 10 të rinj janë përfshirë në një përplasje fizike, që dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë sherrit palët kanë përdorur sende të forta, përfshirë edhe copa tullash, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Të dëmtuarit janë identifikuar si Soni Latifaj, 24 vjeç, dhe Sendi Latifaj, 18 vjeç, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Vlorës, ku po marrin trajtim mjekësor.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në konflikt.

