Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, 15 gusht, në fshatin Dvoran të Korçës, ku një person është plagosur me thikë pas një konflikti të çastit që u tensionua deri në përdorimin e armës së ftohtë.
I dëmtuari, A. Kodra, 27 vjeç, u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në repartin e reanimacionit, ndërsa gjendja e tij raportohet kritike.
Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë incident.


