TIRANË- Studimet kanë treguar se nivelet e ulëta të vitaminës D janë të lidhura me depresionin dhe humorin e keq.
Kjo vitaminë ndihmon në rregullimin e niveleve të serotoninës, një neurotransmetues që ndikon në humorin tonë.
Mungesa e saj mund të shkaktojë depresion dhe trishtim.

Gjithashtu mungesa e vitaminës D mund të shfaqet në edhe në fytyrë, ku shfaqen shenja të ndryshme të dukshme. Kur trupit tuaj i mungon kjo vitaminë thelbësore, lëkura juaj mund të marrë një ton pak të zbehtë dhe lëkura juaj mund të mos ndihet aq e shëndoshë ose elastike sa zakonisht.
Për më tepër, mund të vëreni praninë e rrathëve më të errët nën sy. Kjo i atribuohet faktit se Vitamina D luan një rol vendimtar në rigjenerimin e qelizave të lëkurës, duke siguruar që ato të rinovohen dhe të mbeten të shëndetshme./Përshtatur nga Brightsideme/Radar.al