PRISHTINË– Në shtëpinë e Big Big Brother VIP Kosova po ndodhin situata që po tërheqin tej mase vëmendjen e publikut.
Klodiani dhe Londrimi janë afruar aq shumë me njëri-tjetrin gati duke u puthur. Gjatë një aktiviteti në oborr me banorët e tjerë, Klodiani e kapi nga faqet Londrimin dhe e afroi drejt buzëve, duke krijuar përshtypjen se dy djemtë ishin gati të shkëmbenin një puthje.
Ky moment u bë viral menjëherë në rrjetet sociale, duke shkaktuar një valë komentesh dhe diskutimesh. Fansat janë të ndarë, me disa që spekulojnë për një mundësi romanticizmi ndërmjet dy banorëve, ndërsa të tjerë mbeten të pasigurt në lidhje me natyrën e marrëdhënies së tyre. Ky incident ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin për marrëdhënien e tyre, që është ndjekur me vëmendje që nga fillimi i edicionit.
Prej momentit të hyrjes në shtëpi, Klodiani dhe Londrimi janë shfaqur shpesh së bashku, duke ndërtuar një lidhje të dukshme mes tyre, dhe duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe të publikut. Marrëdhënia e tyre ka qenë një nga temat më të diskutuara në Big Brother VIP Kosova, dhe momenti i fundit nuk ka bërë tjetër veçse të ndezë më shumë debatin rreth asaj që mund të ndodhë mes dy banorëve./Radar.al

