TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme po mban një takim për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës drejt BE-së, ku gjithashtu është ndalur edhe tek situata e krijuar në Theth me ndërtimet pa leje.
FJALA E RAMËS :
Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të ngritur resorte turistike. Të gjitha teoritë janë për të ardhur keq, Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që shfaqen në ekran, por janë një grusht njerëzish që nuk janë lidhje me këtë histori.
Do ti mbështesim të gjithë njerëzit që kanë prona në male dhe tu drejtohen institucioneve përkatëse për të marrë leje.
Teoria pse në sezon, nuk kemi për të pritur, aq më tepër që po bëhet në të gjithë Shqipërinë, në zonën e bregdetit. Në bregdet ka pasur goditje dhe prishje të ndërtimeve të ashtuquajturve oligarkë, ka pasur edhe gjoba të rënda për shkelje të ndërtimeve.


