Ndonëse bashkoi forcat politike me Enkelejd Alibeaj nën siglën e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Dashamir Shehi pas zgjedhjeve të 11 majit mbeti jashtë Kuvendit.
Në një intervistë të dhënë për “Exclusive”, teksa analizoi zgjedhjet e 11 majit Shehi, duke bërë një krahasim mes partive të reja që garuan këtë vit, u shpreh se ‘nga zogjtë e vegjël, në ishim më të vegjlit’.
Por pavarësisht humbjes, aio mbetet optimist dhe shton më tej se situata nuk duhet të dramatizohet, sepse ky nuk është ndonjë hall i madh.
Pjesë nga intervista:
Shehi: Ne gjykojmë që kemi gabuar. Shumë grupe të vogla nuk prodhojnë sinergji politike. Nga zogjtë e vegjël, ishim më të vegjlit, se filluam dhe vonë. Nuk u bashku dot, ndonjë fushatë të madhe nuk bëmë në fakt. Këtu hyjnë në garë milionerët, ne jemi nëpunës të politikës. Po t’i puqësh këtë faktorë bindet rezultati. Nuk është fundi i botës.
Kjo është hera e parë që nuk jeni parlament…
Shehi: Nuk mjaftojnë emrat. Sinjali i dytë mund të jetë më njerëz. Ndoshta nuk u pëlqejmë. Ky është një realitet politik, nduk duhet të dramatizohet. Por këtu ka diçka pozitive, disa forca të reja e kanë çarë rrethimin, atë që jemi munduar ta bëjmë ndër vite. Uroj që ta luajnë këtë rol, ta tundin këtë kambanë.
Nuk ishte hall i madh, fushata janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta, nuk i ndjekim dot.
Cili ka qenë parlamenti më i mirë që ju keni qenë pjesë?
Shehi: Më i mirë është ai i 1992. Në atë kohë njerëzit ishin idealistë nuk dinin si bëhej biznesi. Cilësia matej me popullaritet. Ca kontributi kanë këta që i votojnë kaq shumë?
Nëse do kishit mundësi të ktheni kohën pas, do bënit të njëjtin rrugëtim politik?
Shehi: Kam frikë që po.


