TIRANË– Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në fakultetin e Ekonomikut në Tiranë. Një shef departamenti, konkretisht Mirdaim Axhami, 43 vjeç ka rrahur për shkak të detyrës pedagogen Liljana Billa (Elmazi), ish-deputete.
Mësohet se shkak i sherrit janë bërë tezat e provimit, ndërsa ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë. Arrestimi i pedagogut ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.