Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar popullin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke theksuar partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve dhe kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale dhe euroatlantike.
Në mesazhin zyrtar të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, SHBA shpreh konsideratat e saj për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të uroj popullin e Shqipërisë në festën e Pavarësisë,” deklaron Rubio, duke nënvizuar miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin strategjik mes Uashingtonit dhe Tiranës.

