Ish-presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një mitingu në Pensilvani është plagosur me armë zjarri. Mësohet se Trump është plagosur në veshin e djathtë dhe sipas asaj çfarë kanë raportuar mediat e huaja është më tepër një gërvishtje dhe jo një plagosje e rëndë.
Menjëherë Trump mori mjekimin në spitalin e zonës dhe tashëm raportohet se është në gjendje stabile.
Sipas Shërbimit Sekret amerikan Trump tani është i sigurt dhe nën masa mbrojtëse.
Një zëdhënës tha se Trump është mirë dhe iu referua incidentit si një “akt të urryer”, megjithatë detajet mbi këtë ngjarje mbeten akoma të pa zbuluara.
Burime nga shërbimet sekrete për CNN thonë se atentatori është “neutralizuar”. Sipas FBI-së atentatori që tentoi të vriste Trump është 20-vjeçari Thomas Mattheë Crooks. Ndërkohë policia deklaron se një pjesëmarrës u vra në miting dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Ish-presidenti Trump u mbulua nga agjentët në skenë pasi u dëgjuan goditjet. Megjithatë në fotot e publikuara në media shihet që fytyra e tij është mbuluar me gjak ndërsa.