Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Atentati në Utah/ Vdes në spital aleati i Trump, Charlie Kirk

    Dy fëmijë mes tre vi*timave që u mbytën në Kanalin Anglez, tre emigrantë të tjerë rezultojnë të zhdukur

    Pamjet dramatike, ishte duke folur në një aktivitet, ja momenti kur qëllohet me ar*ë aleati i Trump

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    SHBA forcon praninë në Adriatik/ VanHorn: Shqipëria aset kyç për krahun lindor të NATO-s

    September 10, 2025

    Për herë të parë në Porto Romano ka mbërritur një anije luftarake amerikane, anija “USS Mount Whitney”. Ankorimi i saj është një tregues i fortë i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

    Për të festuar këtë ngjarje, pasditen e sotme u zhvillua një ceremoni e posaçme në bordin e anijes, ku morën pjesë zyrtarë të lartë shqiptarë, mes tyre Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

    E Ngarkuara me Punë e ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, shprehu mirënjohjen ndaj Presidentit Begaj për partneritetin e ngushtë:

    “Vendet tona janë më të forta dhe më të sigurta për shkak të lidhjes sonë historike dhe miqësisë së fortë.”

    VanHorn solli shembullin e komandantit shqiptaro-amerikan Alban Dervishi, i cili së fundmi mori komandën e Anijes së SHBA-së “Pearl Harbor” dhe kishte shërbyer më parë në anijen “Mount Whitney”:

    “Edhe ai ka shërbyer në Anijen e SHBA-së ‘Mount Whitney’, si një oficer i operacioneve, ndërsa ngjitej në gradat e marinës amerikane. Sot, ai shërben në vijën e parë, në ruajtje të sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit.”

    VanHorn theksoi se siguria është ajo që i ka bashkuar të dy vendet:

    “Jemi këtu për shkak të angazhimit tonë të përbashkët për mbrojtjen kolektive dhe ruajtjen e popujve tanë.”

    Ajo shtoi se anija “Mount Whitney” simbolizon fazën tjetër të modernizimit ushtarak të Shqipërisë:

    “Anija e SHBA ‘Mount Whitney’ – Anija e Komandës së Flotës së 6-të – që ankorohet këtu në Porto Romano simbolizon fazën tjetër të modernizimit ushtarak të Shqipërisë.”

    VanHorn nënvizoi se Shtetet e Bashkuara mirëpresin zhvillimin e një baze detare me kapacitet portual mallrash në ujëra të thella në Porto Romano:

    “Investimi i Shqipërisë në përforcimin e Porto Romanos do t’i tregojë rajonit – dhe të gjithë Europës – aftësinë e Shqipërisë për të qenë një drejtuese e vërtetë në Aleancën e NATO-s.”

    Sipas saj, Shqipëria është një aset jetik për NATO-n për shkak të vendndodhjes strategjike, dhe përforcimi i Porto Romanos do ta bëjë vendin një rrugë thelbësore për operacione të mundshme në Krahun Lindor të Aleancës:

    “Përforcimi i Porto Romanos do të ndihmojë në sigurimin e linjave të komunikimit detar dhe në stabilizimin e transportit të materialeve ushtarake përmes kufijve. Gjithashtu, do të dërgojë një sinjal të qartë për të gjithë ata që kërkojnë të destabilizojnë sigurinë transatlantike: Ne jemi të aftë, ne jemi të bashkuar dhe ne jemi të angazhuar ndaj mbrojtjes kolektive në tokë, në ajër dhe në det.”

    VanHorn theksoi gjithashtu përfitimet ekonomike:

    “Përtej përfitimeve të sigurisë, përforcimi i Porto Romanos do të kontribuojë për begatinë më të gjerë ekonomike të Shqipërisë – që nga rritja e tregtisë e deri te nxitja e projekteve të reja infrastrukturore që krijojnë vende pune.”

    Ajo shtoi se portet e ujërave të thella të nevojshme për anijet e marinës aleate janë të pakta në Adriatik, dhe Porto Romano mund të plotësojë këtë nevojë:

    “Portet në ujëra të thella që u duhen anijeve të marinës së aleatëve si Anija e SHBA ‘Mount Whitney’ për t’u rifurnizuar ose për t’iu siguruar ekuipazheve të tyre pushim dhe çlodhje, janë të pakët në numër në Adriatik.”

    VanHorn e përmbylli fjalën me një apel për bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët:
    “Së bashku, do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin historik të mbrojtjes dhe sigurisë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, të mbrojmë territoret tona dhe të ruajmë popujt tanë.”

    Ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndau një foto nga bordi i anijes dhe vuri në dukje rëndësinë simbolike të ngjarjes:

    “Në bordin e ‘Mount Whitney’, anija e parë luftarake që ankorohet në Porto Romano, me kapitenin Colin Price që drejton ekuipazhin e marinës në këtë ndalesë e cila simbolizon aleancën e pathyeshme Shqipëri-SHBA si faktor i sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.”

    adriatik Anija luftarake nato SHBA Van Horn
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Atentati në Utah/ Vdes në spital aleati i Trump, Charlie Kirk

    September 10, 2025

    Dy fëmijë mes tre vi*timave që u mbytën në Kanalin Anglez, tre emigrantë të tjerë rezultojnë të zhdukur

    September 10, 2025

    Pamjet dramatike, ishte duke folur në një aktivitet, ja momenti kur qëllohet me ar*ë aleati i Trump

    September 10, 2025

    Sulmi me ar*ë ndaj aleatit të tij, Trump reagon: Një djalë i shkëlqyer, të lutemi për të!

    September 10, 2025
    Mos e humb
    Fokus September 9, 2025

    Profesori i njohur godet Akademinë e Shkencave: Shoferi i kryetarit dorëzoi 6 zarfe…

    Nga Prof. ROMEO GURAKUQI Letër e hapur për Anetaret e Akademisë së Shkencave të Republikës…

    Enkelejd Lamaj kthehet me “Gjithçka që dua”, thrilleri që s’të lë të marrësh frymë

    KPP “shuplakë” AKSHI-t për tenderin 6.2 mln euro të kamerave dhe skanerave në burgje

    RTSH anulon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave: Fituesi s’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Rutina do e pushtojë lidhjen e tyre/ Parashikimi i horoskopit 10 shtator 2025

    Një ditë e mbushur me energji, horoskopi 9 Shtator 2025

    E nisin javën mbarë/ Këto janë 3 shenjat më me fat të horoskopit për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.