Pasojat që mund të sjellë një përshkallëzim i konfliktit në Lindjen e Mesme, po rrisin ndjeshëm çmimet në tregun global të karburanteve.
Luhatja e bursës nisi pas ngjarjeve të së dielës, (25 gusht) ku Hezbollah nisi 320 raketa dhe drone drejt veriut të Izraelit. Si përgjigje ushtria izraelite tha se goditi 40 baza të grupit militant në Liban ku angazhoi rreth 100 avionë.
Ekspertët shprehen se çmimet do të vijojnë të rriten ndërsa fitimet nga kjo situatë do të mbeten të kufizuara.
Kjo rritje çmimi vjen pas rënies së javës së shkuar si reflektim i rënies së kërkesës për karburant nga ekonomitë e mëdha.
Në këtë situatë, Departamenti Amerikan i Energjisë bleu rreth 2.5 milionë fuçi naftë për të ndihmuar në rimbushjen e Rezervës Strategjike të Naftës, ndërsa fill pas kësaj çmimet nisën rritjen për shkak të konfliktit.

