Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka mbërritur mbrëmjen e sotme në objektin e fundit të ndërtuar pa leje në Theth, duke sinjalizuar fundin e aksionit për pastrimin e ndërtimit informal në këtë zonë turistike.
Megjithatë, situata është ndërlikuar nga kërkesa e pronarëve të objektit, të cilët i kanë bërë thirrje IKMT-së të ndalojë veprimet deri në shpalljen e një vendimi nga gjykata, ku çështja është në shqyrtim. Ata theksojnë se vendimi pritet brenda 5 ditëve dhe çdo ndërhyrje para kësaj date do të ishte e parakohshme dhe e padrejtë.

Nuk është bërë ende e qartë se çfarë qëndrimi do të mbajë IKMT, teksa situata mbetet në një pikë pritjeje. Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka sjellë përplasje dhe debate të shumta, mes ruajtjes së integritetit të parkut kombëtar dhe interesave të banorëve apo investitorëve lokalë.


