Shqipëria është goditur sërish nga tërmete gjatë ditës së sotme. Rreth orës 14:21 u regjistrua një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, me epiqendër pranë zonës së Prezës në Tiranë, në një thellësi prej 15 kilometrash, sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGEO).
Më herët, në orët e para të mëngjesit, një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 goditi vendin, i ndjekur nga tre paslëkundje brenda 10 minutave, me magnituda 2.2, 2.2 dhe 3.1.
Lëkundje të lehta janë ndjerë edhe gjatë gjithë ditës në zonën e Niklës në Durrës, Zall-Herr në Tiranë, si dhe në jug të vendit, në Himarë dhe Konispol.
