Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Dorëzohu, babi të do shumë”, babai i Altin Ndocit i bën thirrje publike të birit në arrati

    “Kur e arrestuan jetova me frikë”/ Babai i Altin Ndocit flet pas arratisjes: Nuk i kemi borxh askujt, kërkoj vetëm djalin tim

    Chiara Ferragni shpallet e pafajshme në çështjen “Pandorogate”, por skandali lë pasoja të rënda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Serbia arreston dy persona, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së kidnapuan një serb në luftë

    August 14, 2025

    Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur të enjten se i ka ndaluar dy persona me inicialet X.E dhe B.E në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, nën dyshimet se me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile.

    Në komunikatën e ministrisë nuk është përmendur nacionaliteti i të ndaluarve.Në të, autoritetet serbe kanë thënë se dyshojnë që më 1999, të ndaluarit e kanë kidnapuar një serb me inicialet J.M në Rahovec, e kanë dërguar në një drejtim të panjohur dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.

    Ministria serbe ka thënë se i ka ndaluar dy personat për 48 orë dhe më pas ata do të dalin para prokurorit të rastit.

    Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për të kuptuar nëse ka informacione për rastin dhe për nacionalitetin e të ndaluarve, dhe është në pritje të përgjigjes.

    Ky njoftim ka ardhur në periudhën kur autoritetet serbe i kanë shpeshtuar ndalimet e shqiptarëve të cilët i akuzon se kanë bashkëpunuar apo kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, ose për arsye tjera.

    Më 22 korrik ato e kanë arrestuar Lulzim Halilin, nën dyshimet se ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Organizata e veteranëve të UÇK-së, e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

    UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999. Më herët gjatë këtij muaji është ndaluar edhe Behar Preniqi në pikën kufitare Batrovci, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Akuza ende nuk është bërë publike.

    Autoritetet e Kosovës i kanë konsideruar gjithmonë këto arrestime si arbitrare dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare./REL

    Serbia UÇK
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Dorëzohu, babi të do shumë”, babai i Altin Ndocit i bën thirrje publike të birit në arrati

    January 14, 2026

    “Kur e arrestuan jetova me frikë”/ Babai i Altin Ndocit flet pas arratisjes: Nuk i kemi borxh askujt, kërkoj vetëm djalin tim

    January 14, 2026

    Chiara Ferragni shpallet e pafajshme në çështjen “Pandorogate”, por skandali lë pasoja të rënda

    January 14, 2026

    Shtëpia e Bardhë u paraqet banorëve të Groenlandës një zgjedhje simbolike: SHBA apo Rusi/Kinë

    January 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Do të heqin qafe një barrë të madhe”/ Pas 13 Janarit, 3 shenja të zodiakut i presin ditët pozitive

    Parashikimi i horoskopit 14 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 13 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.