Site icon Informohu siç duhet

Selin Bollati flet pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Rrugëtimi im u mat me zemrat që preka

Selin Bollati ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas shpalljes fituese e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, duke ndarë me ndjekësit një mesazh të gjatë dhe emocional mbi përvojën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Përmes një postimi që ajo vetë e përshkruan jo si “një postim të zakonshëm Instagrami”, por si një përmbledhje emocionesh dhe reflektimesh, Selin rikthen në vëmendje rrugëtimin 120-ditor brenda shtëpisë. Ajo e cilëson këtë eksperiencë si një sfidë të fortë, jo vetëm në raport me banorët e tjerë, por sidomos si një përballje të thellë me veten e saj.

Fituesja thekson se gjatë gjithë kohës ka qëndruar besnike ndaj vetes, duke nxjerrë në pah “Selinin e vërtetë”, e cila sipas saj ka qenë e njëjtë 24 orë në 24 për më shumë se katër muaj izolim.

Një pjesë e rëndësishme e mesazhit i kushtohet publikut. Selin shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që, sipas saj, në fillim e njihnin pak, por me kalimin e kohës u lidhën emocionalisht me të dhe u bënë mbështetësit e saj më të mëdhenj. Ajo i konsideron ndjekësit dhe votuesit si “familjen e saj të dytë”, duke theksuar se pa ta rrugëtimi i saj nuk do të kishte kuptim, dritë apo shpirt.

Në reflektimin e saj, ajo ndalet edhe te domethënia më e thellë e eksperiencës, duke theksuar se rruga nuk matet me hapat drejt finales, por me ndikimin që lë tek njerëzit—“me zemrat që prek”. Sipas saj, pjesëmarrja në këtë format nuk ishte thjesht një garë për të fituar çmimin e madh, por një udhëtim drejt njohjes së vetes.

Në përmbyllje, Selin e përshkruan publikun si “dritën” që e ka shoqëruar në çdo hap të këtij rrugëtimi, duke lënë të kuptohet se fitorja e saj është po aq e tyre sa edhe personale.

Exit mobile version