Site icon Informohu siç duhet

“Selin apo Gjesti?”, Gimbo zgjedh fituesin e Big Brother-it dhe habit me përgjigjen

I ftuar në Big Brother VIP Albania 5 “Fan Club”, ish-banori Gimbo ka komentuar dinamikat e lojës, pak ditë pasi u eliminua pas një përballjeje kokë më kokë me Brikenën.

Gjatë intervistës, ai u ndal edhe te raporti i tij me Selin dhe miqësia me Gjesti, duke dhënë një përgjigje të sinqertë për një “finale” hipotetike mes tyre.

“Loja e Selin dhe loja e Gjestit janë krejt ndryshe. Unë mendoj se do e fitonte Gjesti. Por normalisht nuk mund të mohoja edhe Selin”, u shpreh ai.

Deklarata e Gimbos tregon qartë vlerësimin për të dy banorët, por edhe bindjen se Gjesti ka një avantazh në garën për çmimin e madh.

,

Exit mobile version