Site icon Informohu siç duhet

“Sekreti bombë” i Meghan Markle që mund të tronditë pallatin! A po i ruan provat kundër familjes mbretërore?

Meghan Markle është sërish në qendër të vëmendjes pas spekulimeve se mund të ketë dokumente ose “prova” që mbështesin akuzat e saj ndaj Familjes Mbretërore. Dukesha e Sussex-it ka lënë të kuptohet disa herë se zotëron materiale komprometuese, që lidhen me trajtimin e saj dhe të princit Harry përpara dhe pas largimit nga detyrat mbretërore në vitin 2020.

Mes tyre janë përmendur edhe akuza për komente mbi ngjyrën e lëkurës së djalit të tyre Archie dhe për mungesën e mbështetjes për shëndetin e saj mendor nga institucionet mbretërore. Analisti mbretëror Jack Royston në “The Royal Exclusive” kujtoi deklaratën e një mikeshë të Meghan pas intervistës me Oprah në vitin 2021, e cila tha se “kishin faturat që vërtetonin gjithçka”.

Royston theksoi se Meghan ka dhënë shpesh sinjale se ruan informacione të ndjeshme, ndërsa disa raportime flasin edhe për ditarë personalë të çiftit nga koha si pjesë e familjes mbretërore. Megjithatë, sipas tij, çdo “sekret bombë” sot nuk do të kishte më efektin e dikurshëm.

Ai argumenton se perceptimi publik ndaj Meghan dhe Harry-t ka ndryshuar, sidomos pas intervistës me Oprah, që sipas tij u menaxhua keq dhe e dëmtoi rëndë reputacionin e tyre në Britani, ndërsa edhe në ShBA çifti nuk ka më mbështetjen e mëparshme. Royston mendon se edhe nëse ata kanë ende materiale komprometuese, familja mbretërore nuk ka arsye të ndiejë frikë nga ndonjë zbulim i mundshëm.

Exit mobile version