Site icon Informohu siç duhet

Sekretari i Jashtëm: Britania e Madhe në kontakt diplomatik me rebelët sirianë

BRITANI E MADHE- David Lammy, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar,  ka deklaruar se qeveria britanike ka zhvilluar “kontakte diplomatike” me grupin rebel sirian që përmbysi regjimin e Asadit.

Siç raporton BBC,  Lammy është shprehur se Hayat Tahrir al-Sham mbetet organizatë terroriste e ndaluar, por Mbretëria e Bashkuar “mund të ketë kontakt diplomatik” me të.

Gjithashtu edhe homologu i tij amerikan, Antony Blinken, ka deklaruar ditë më parë se Shtetet e Bashkuara kanë pasur “kontakt të drejtpërdrejtë” me rebelët që tashmë kontrollojnë Sirinë.

“Ne duam të shohim një qeveri përfaqësuese, një qeveri gjithëpërfshirëse. Ne duam t’i shohim rezervat e armëve kimike të siguruara dhe jo të përdorura dhe duam të sigurojmë që të mos ketë dhunë të vazhdueshme…Për të gjitha këto arsye, duke i shfrytëzuar të gjitha kanalet që kemi në dispozicion, dhe ato janë kanale diplomatike dhe natyrisht të udhëhequra nga inteligjenca, ne kërkojmë të merremi me rebelët aty ku duhet.”- është shprehur zyrtari anglez./Radar.al

 

Exit mobile version