Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Sekretari amerikan i Shtetit “përvesh mëngët”: Paqja në botë është në interesin kombëtar të SHBA

    January 22, 2025

    SHBA– Në ditën e parë në detyrë, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u takua me punonjësit e Departamentit të Shtetit e tij dhe foli mbi përparësitë e tij të politikës së jashtme.

    Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Valderas Iglesias, ai u takua edhe me homologët nga vendet aleate të Indo-Paqësorit, që synojnë të kundërshtojnë ambiciet ushtarake dhe ekonomike të Kinës.

    Në ditën e tij të parë si Sekretar i Shtetit, ish-Senatori republikan Marco Rubio i tha punonjësve Departamentit të Shtetit se misioni i tyre është të angazhohen për paqen në mbarë botën.

    “Pa paqe është e vështirë të jesh një vend i fortë, i begatë dhe në pozitën më të mirë”, tha ai.

    Por shmangia e konfliktit do të jetë një vendim strategjik.

    “Asnjëherë në dëm të sigurisë sonë kombëtare, të interesit tonë kombëtar dhe vlerave tona thelbësore si komb dhe si popull”, tha Sekretari Rubio.

    Ai u takua të martën edhe me ministrat e jashtëm të Indisë, Australisë dhe Japonisë. Të katër vendet i përkasin grupit të sigurisë i njohur si ‘Quad’, një bllok që synon kundërshtimin e ambicieve ekonomike dhe ushtarake të Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit.

    Takimi i së martës lehtësoi disa shqetësime lidhur me politikën ‘Amerika e Para’ të Presidentit Donald Trump.

    “Është një sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara nuk po braktisin aleatët dhe partnerët në rajon sa i përket mënyrës se si do ta kundërshtojnë rritjen e Kinës”, thotë analistja Yun Sun nga Qendra Stimson.

    Pekini e cilëson grupin ‘Quad’ si një koncept të Luftës së Ftohtë.

    “Sa herë që SHBA rreshtohet me aleatët ose partnerët e saj, kinezët ndihen të izoluar, të kërcënuar dhe akuzojnë Shtetet e Bashkuara për mendësi të Luftës së Ftoftë”, thotë zonja Sun.

    Analistja vë në dukje se modernizimi i Kinës dhe zgjerimi i arsenalit të saj ushtarak dhe bërthamor do të shtyjë vendet në atë rajon të forcojnë ushtritë e tyre dhe të kërkojnë përafërim edhe më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara./voa

    Marco Rubio SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    July 21, 2026

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    July 21, 2026

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    July 21, 2026

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.