TIRANË– Ka nisur me debate seanca e sotme parlamentare, ku ndryshe nga javët e kaluara sot pjesë e seancës janë edhe deputetët e Partisë Demokratike të cilët u lanë të merrnin pjesë me vendim të Gjykatës së Apelit për shfuqizimin e urdhërit të përjashtimit të tyre që prej 1 Tetorit 2024.
Shihet deputeti Dashnor Sula ka tundur prangat në Kuvend, ndërsa kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali i kërkon demokratit të ulet dhe të vijojë normalisht punimet.
“Zoti Sula uluni, Garda nuk është aty dhe nuk pengon. E keni seriozisht që keni ardhur për të diskutuar sot në seancë. Ju lutem uluni.”- tha Spiropali./Radar.al

Deputetët e PD në Kuvend/ Dash Sula me pankartën: Stop dënimit politik