TIRANË– Kuvendi ka mbajtur seancën maratonë prej 14 orësh ku janë miratuar një sërë ligjesh.
-Lefterije Lleshi Luzi u zgjodh Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil me mandat 5-vjeçar.
-15.Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”. Pro: 79 Kundër: 4 abstenim: 1
Votimi:
1. Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me fondacionin Hanns-Seidel”. Pro: 79 Kundër: 0 abstenim: 21
2. Projektligji “Për aderimin në Traktatin e Marrakeshit për akses në veprat e botuara për personat e verbër”. Pro: 100 Kundër: 0 abstenim: 0
3. Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale”. Pro: 102 Kundër: 0 abstenim: 0
4. Projektligji “Për aderimin në Memorandumin e kontrollit shtetëror portual në Mesdhe”. Pro: 102 Kundër: 0 abstenim: 0
5.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit BEI për projektin hekurudhor të Korridorit VIII (faza I–Shqipëri)”. Pro: 79 Kundër: 21 abstenim: 0
6.Projektligji “Për ratifikimin e kontratës financiare me BEI për Korridorin VIII”. Pro: 79 Kundër: 21 abstenim: 0
7.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas me BERZH për seksionin Durrës–Rrogozhinë të Korridorit VIII”. Pro: 79 Kundër: 21 abstenim: 0
8.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë me BERZH për projektin fotovoltaik solar të KESH”. Pro: 73 Kundër: 22 abstenim: 0
9.Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”. Pro: 79 Kundër: 0 abstenim: 23
10.Projektligji për ndryshime në ligjin “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”. Pro: 78 Kundër: 23 abstenim: 0
11.Projektligji për ndryshime në ligjin “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”. Pro: 79 Kundër: 24 abstenim: 0
12.Projektligji për ndryshime në ligjin “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit në BE”. Pro: 79 Kundër: 23 abstenim: 0
13.Projektligji për ndryshime në ligjin “Për Avokatin e Popullit”. Pro: 101 Kundër: 0 abstenim: 0
14.Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të AMF, që do të jetë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv”. Pro: 78 Kundër: 22 abstenim: 2
15.Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”. Pro: 79 Kundër: 4 abstenim: 1
16.Projektvendimi “Për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në Komisionin e Ekonomisë”. Pro: 100 Kundër: 0 abstenim: 0./Radar.al


