Së shpejti pritet të startojë sezoni i ri i Big Brother, i cili mësohet se do të rikthehet me plot surpriza dhe të papritura.
Përveç pjesëmarrjes së VIP-ave që kanë qenë pjesë e tre sezoneve të mëparshme, pjesë e këtij edicioni mësohet se do të jenë edhe njerëz të thjeshtë që zgjedhin të bëjnë publike historitë e tyre.
Madje së fundmi “Big Brother Albania” ka ofruar mundësi të reja për secilin prej personave që mendon se historia e tij meriton të dëgjohet.
Nëpërmjet një postimi të bërë në faqen zyrtare në Instagram bëhet thirrja: Nis videon tënde në Bigbrother@top-channel.tv ose në numrin 0697000700 për t’u bërë pjesë e eksperiencës së mrekullueshme të programit të të ndjekur të të gjitha kohërave në Shqipëri.
Programi në fjalë do të rikthehet në dhjetor me personazhe të reja dhe nën drejtimin e moderatorit Ledion Liço.
View this post on Instagram


