Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Schieder: Shqipëria në nëntor hap kapitullin e fundit të negociatave me BE, mund të përmbyllen deri në vitin 2027

    October 31, 2025

    Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, shprehu bindjen se vendi mund të përmbyllë të gjithë grup-kapitujt e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në vitin 2027.

    Në një konferencë për mediat, në ambientet e Këshillit të Europës, Schieder bëri të ditur se në muajin nëntor pritet të hapet kapitulli i fundit i negociatave, çka do të thotë se Shqipëria do të jetë duke negociuar të gjithë kapitujt e procesit.

    “Kjo do të thotë që viti 2026 do të jetë viti kur kapitujt do të mbyllen njëri pas tjetrit. Është një proces shumë strikt: Komisioni Europian bën vlerësimin, ndërsa Këshilli dhe Parlamenti Europian japin miratimin. Ne shikojmë nëse kushtet janë përmbushur apo jo,” deklaroi Schieder.

    Ai shprehu besimin se pjesa më e madhe e kapitujve do të mbyllen gjatë vitit 2026, ndërsa në 2027 procesi mund të përmbyllet plotësisht.

    Megjithatë, Schieder nënvizoi se për Shqipërinë mbetet thelbësore zbatimi real i ligjeve.

    “Mundësitë janë aty, nëse bëhen gjërat që duhen bërë. Shqipëria është një vend në zemër të Europës. Turizmi tregon se shumë qytetarë të BE-së e vizitojnë dhe e shohin sa moderne është Shqipëria,” shtoi ai.

    Raportuesi europian vuri theksin tek sfidat që vendi duhet të adresojë për t’u bërë pjesë e sistemit europian, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe garantimi i një sistemi gjyqësor profesional dhe të pavarur.

    “Procesi po ecën në drejtimin e duhur dhe shihet që Shqipëria po e merr seriozisht, duke hetuar në mënyrë të thelluar këdo – qoftë nga qeveria, opozita apo biznesi. Kjo krijon debate politike, por standardet europiane kërkojnë që drejtësia të jetë në duart e prokurorëve dhe gjyqtarëve, jo të politikanëve,” theksoi Schieder.

    Duke iu referuar zgjerimit të Bashkimit Europian, Schieder pranoi se Austria është mes pesë vendeve më skeptike, por theksoi se është detyrë e politikanëve të shpjegojnë përfitimet që sjell zgjerimi.

    Në përfundim, ai vlerësoi se Shqipëria ndodhet në rrugën e duhur drejt BE-së dhe duhet të vazhdojë me përkushtim në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve europiane.

    Andreas Schieder BE negociata Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    July 18, 2026

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    July 18, 2026

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    July 18, 2026

    Botërori 2026/ Rekordet e argjentinasit, Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.