Informohu siç duhet

Sasia e eksplozivit në makinë ishte shumë e madhe, çfarë tha pas arrestimit shqiptari me precedentë

Mediat greke publikojnë të tjera detaje lidhur me arrestimin e çiftit shqiptar në Athinë, teksa vijon të mbetet mister qëllimi i tyre. Në makinën me të cilën ata lëviznin u gjet lëndë eksplozive dhe një pistoletë.

Mediat kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 39-vjeçar me iniciale A.R. dhe një grua 33-vjeçare. Radar raportoi se i arrestuari quhet Armiol Rrasa.

Ai u arrestua pasi gjatë kontrollit rastësor të mjetit ku ai ishte me partneren, iu gjetën armë, detonatorë dhe eksploziv. Sipas mediave greke, 39-vjeçari shqiptar ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2008-të pas akuzave për trafik të lëndeve narkotike, por që është liruar 7 vite më vonë.

Ndërkohë është bërë publik edhe foto e shqiptarit të arrestuar. Pas kontrollit të mjetit policia njoftoi menjëherë skuadrën antibombë, pasi sasisa e eksplozivit ka qenë e madhe.

Gjithashtu mediat greke raportojnë se policia beson se shqiptari është pjesë e një bande në Athinë dhe eksplozivi do të vendosej në një makinë apo dyqan.

Gjatë marrjes në pyetje shqiptari ka refuzuar të tregojë se nga ishte vendi i origjinës së armës dhe eksplozivit, por nuk përjashtohet pista që ato të kenë ardhur nga Shqipëria.

LEXO EDHE

VIDEO/ Shikoni momentin kur arrestohet shqiptari që tronditi Athinën

FOTO/ Ky është shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm që tronditi Athinën sot

Emrat/ Makina me çiftin shqiptar brenda alarmon policinë greke, rrethohet zona në Athinë. Mbërrin njësia antieksploziv

Exit mobile version