Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me dëshminë e dhënë nga ish i dashuri i studentes shqiptare, Ilaria Sula në Itali.
Il Messaggero ka arritur të zbërthejë dëshminë e autorit, i cili tregoi se çfarë e shtyu atë në krimin makabër.
Gjatë dëshmisë mësohet se autori nuk e pranonte dot ndarjen ndonëse miqtë e tij i sugjeronin të hiqte dorë.
Por ai dhe Ilaria e kishin lënë të takoheshin dhe për disa ditë, ndonëse ajo dukej më e ftohtë dhe më e shkëputur.
Më tej Mark u shpreh se Ilaria disa herë e trajtonte me përzemërsi si të dashur ndërsa nuk mungonin as momentet kur tregonte ftohtësi ndaj tij.
“Isha gati që të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime. Ne jemi takuar në vitin 2023 dhe më 30 prill të atij viti konfirmuam lidhjen tonë. Ne kishim një marrëdhënie normale si çdo çift me ulje-ngritjet tona. Situata ndryshoi kur Ilaria më kërkoi të shihte notat e provimit të universitetit rreth dy-tre muaj më parë. Ky ka qenë gjithmonë një problem i madh për mua, një traumë që më ka ndjekur që nga shkolla fillore. Gjithmonë kam pasur ankth për sa i përket performancës time përpara prindërve. Ilaria më dha ultimatum se nëse nuk ia tregoja, atëherë do më linte. Ilaria ishte e paqëndrueshme. Herë më trajtonte si të dashur dhe herë si një mik të thjeshtë”, mësohet të ketë thënë ai në dëshminë e tij.