Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr përgjatë autostradës Fier-Vlorë, flakët përfshijnë zonën anash rrugës, tymi rrezikon lëvizjen e shoferëve

    Sot, dita më e nxehtë e vitit! Temperaturat arrijnë në 42°C në hije dhe 47°C në diell, ja qyteti “përvëlues”

    Alarm në Manhattan/ Shpërthim pranë ndërtesës federale, arrestohet një i dyshuar (VIDEO)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Për hebrenjtë Shqipëria është shtëpi

    May 12, 2026

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në samitin Shqipëri-Izrael, ku u bënë bashkë rreth 40 kompani inovative izraelite me fokus sigurinë kibernetike dhe zhvillimin teknologjik të Shqipërisë dhe rajonit. Gjatë fjalës së tij shefi i qeverisë vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar lidhjet historike mes dy popujve.

    Ai u ndal edhe tek sulmet kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë, duke i lidhur ato me strehimin që Tirana u dha mijëra iranianëve të opozitës. Sipas tij, regjimi iranian reagoi ndaj këtij veprimi duke sulmuar infrastrukturën digjitale shqiptare dhe sistemin e shërbimeve online të ndërtuar ndër vite.

    Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Shqipëria mbetet një vend pa antisemitizëm dhe e ndjen veten një shtëpi të dytë për hebrenjtë.

    “Për mua është gjithmonë lajm i mirë kur një hebre vjen në vendin tonë. Dua të falënderoj të gjitha ata që ishin të përfshirë në këtë organizim sepse sa më shumë e njoh Izraelin e kuptoj që nuk është e lehtë të bësh bashkë shumë izraelitë. Ne besojmë fort në marrëdhënien mes dy vendeve, jo vetëm për shkak të historisë tonë, të krijuar në kohët më të errëta për popullin hebre. Myslimanët shqiptarë i trajtuan hebrenjtë si motra dhe vëllezër dhe vunë në rrezik jetën e tyre për t’i mbrojtur. Siguria kibernetike u zbulua në mënyrën më të vështirë, si pasojë e mikpritjes tonë, u hapëm derën mijëra iranëve të opozitës, nuk e bëmë për shkak të ndonjë motivi politik apo t’u jepnim platformë të luftonin regjimin nga Shqipëria, por sepse jetët e tyre ishin në rrezik dhe askush nuk donte t’i shpëtonte. U hapëm dyert i shpëtuam dhe bëmë një marrëveshje që mund të jetojnë e të rritin fëmijët e tyre në Shqipëri jashtë çdo rreziku për sa kohë është e nevojshme. Kjo erdhi me hakmarrje nga regjimi iranian që nuk e duroi dot këtë gjë dhe sulmoi atë që kishim ndërtuar për vite të tëra për të transferuar shërbimet nga një sistem korruptiv mbështetur në rryshfet, në një sistem të shpejtë e transparent pa tarifa, shërbime online. Kjo na bëri një vend me 95 për qind të shërbimeve të ofruara online, brenda e jashtë vendit. Këtë synuan të shkatërronin ata për të na çuar pas në kohën e errët të shërbimeve publike ne nivel më të ulët. Ne e shpallëm Iranin shtet terrorist, por sot kemi një nivel të ndryshëm të mbrojtjes kibernetike falë bashkëpunimit me Izraelin dhe talentet izraelite. Kemi bërë gabime dhe kemi mësuar prej tyre. Për hebrenjtë Shqipëria është shtëpi dhe dëshiron të mbetet e tillë. Çfarëdo të mendojnë shqiptarët për politikat dhe qeverinë tuaj, është diçka që është e sigurt, nuk ka anti-semitizëm në Shqipëri.”- tha ai./Radar.al

    hebrenjte shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr përgjatë autostradës Fier-Vlorë, flakët përfshijnë zonën anash rrugës, tymi rrezikon lëvizjen e shoferëve

    July 20, 2026

    Sot, dita më e nxehtë e vitit! Temperaturat arrijnë në 42°C në hije dhe 47°C në diell, ja qyteti “përvëlues”

    July 20, 2026

    Alarm në Manhattan/ Shpërthim pranë ndërtesës federale, arrestohet një i dyshuar (VIDEO)

    July 20, 2026

    Trazira të dhunshme në burgun e Siçilisë, rreth 400 të burgosur marrin nën kontroll dy reparte, plagosen 5 oficerë

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.