TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në drekën zyrtare me liderët europianë ka komentuar fushatën elekotrale dhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit në Samitin e Komunitetit Politik Europian.
“Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë. Jo si një çështje që krijon ndasi, por një deklaratë e përbashkët identiteti, jo si një listë politikash por si një përgjërim i thellë për përkatësi, si një fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendruar tek këto fjalë, Europë, identiteti përkatësi. Fitoi më shumë se 52% të votave. Për mikun tim të dashur këtu Kirs, ishte një rezultat i ngjashëm me referendumin e Brex, por me role të përmbysura. 52% për ne për të mbetur, apo në rastin tonë për tu bashkuar. 48% i mbetur i votuesve nuk janë euroskeptikë, por eurooptimistë të painformuar që mendojnë që duhet ë isha shkarkuar mqs nuk ia dola kohë më parë të kisha bashkua Shqipërinë me BE.”-u shpreh kreu i qeverisë./Radar.al
“I dashur Volodymir, siguria juaj është edhe e jona”/ Shefi i KE: Paqja pa mbrojtje, iluzion
“Shqipëria është Europë si Italia”/ Meloni: Integrimi në BE në të mirën e sigurisë së kontinentit