TIRANË– Kryeministri Edi Rama sot përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, e ka cilësuar mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë si krenari.
Shefi i qeverisë shprehet përmes videos se arsyeja që Shqipëria u përzgjodh për të zhvilluar këtë ngjarje të rëndësishme është fakti se tashmë shihet me respekt dhe vlerësim.
“Mirëmëngjes dhe me krenarinë për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë.”- shkruan Rama./Radar.al
Vr*u Ilaria Sulën/ Mark Samson u ndihmua edhe nga 2 shokë të tij