Site icon Informohu siç duhet

Samiti i diasporës sukses/ “Fluturime direkte Shqipëri-Kanada”, Ambasadorja: U krijuan ura të mira komunikimi

TIRANË– Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo në një intervistë për Radar.al ka folur sa i takon Samitit të Diasporës që u zhvillua në Tiranë.

 Malo teksa është shprehur për Radar.al, vlerësoi maksimalisht Samitin e zhvilluar në Shqipëri. Ndër të tjera ambasadorja tha se është teje krenare për produktet e këtij Samiti.

Jam shumë e kënaqur dhe krenare, për të shprehur përpara kujdo që ka interes, për produktet dhe për rezultatet e këtij Samiti. Me bindje të plotë them që ka qenë një tre ditësh fantastik, me rezultate shumë të bukura, me një network shumë të gjerë, shkëmbim idesh me një performancë të shkëlqyer artistike si një pjesë e këtyre tre ditëve, me vlerësime shumë të bukura dhe shumë të merituara të shqiptarëve që kanë nderuar në arenën globale.”- tha ambasadorja për Radar.al.

Exit mobile version