Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Samiti i BE-së: Kompromis minimal mbi asetet e ngrira ruse

    October 24, 2025
    Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se pikat që ende duhen sqaruar në lidhje me asetet e ngrira ruse janë identifikuar.

    BE-ja e shtyu një vendim për përdorimin e aseteve të ngrira shtetërore ruse për Ukrainën. Por Komisionit të BE-së iu ngarkua detyra të paraqesë një propozim. Pas orësh të tëra negociatash mbi përdorimin e mundshëm të aseteve të ngrira ruse për Ukrainën, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së ranë dakord në samitin e BE (23.10.) vetëm për një kompromis minimal. Në një deklaratë të samitit, ata vetëm e udhëzuan Komisionin e BE-së të shqyrtonte mundësitë për mbështetje financiare për Ukrainën. Pas samitit presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky megjithatë foli për një vendim të rëndësishëm, kurse kancelari gjerman Friedrich Merz e quajti samitin një diskutim të mirë dhe produktiv.

    Asetet shtetërore ruse mbeten të ngrira
    Në deklaratën përfundimtare mbi Ukrainën theksohet më tej, se asetet ruse duhet të mbeten të ngrira derisa Rusia “të kompensojë dëmin e shkaktuar nga lufta e saj”. Sipas diplomatëve të BE-së, ky formulim nuk përjashton shqyrtimin nga Komisioni të përdorimit të aseteve ruse. Megjithatë, deklarata e samitit nuk arriti ta përmbushte marrëveshjen, si ishte parashikuar fillimisht.

    Kompromis minimal në Bruksel lidhur me asetet ruse. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky megjithatë foli për një vendim të rëndësishëm

    Plani ishte që Komisionit t’i ngarkohej posaçërisht detyra për të konkretizuar me siguri ligjore përdorimin konkret të aseteve. Komisioni i BE-së tani ka kohë deri në samitin e ardhshëm të BE-së më 18 dhjetor për të paraqitur propozimet e tij. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se pikat që ende duhen sqaruar për të financuar kreditë e dëmshpërblimeve për Ukrainën me asetet e ngrira ruse janë identifikuar. “Dhe pastaj ne do të kthehemi me opsione të ndryshme.”

    Shqetësime nga Belgjika dhe kompani gjermane
    Në shtator, von der Leyen propozoi përdorimin e afërsisht 140 miliardë eurove nga fondet e bankës qendrore ruse të ngrira në Belgjikë për të financuar kreditë për Ukrainën. Rusia do të jetë në gjendje të përdorë përsëri fondet vetëm pasi t’i paguajë dëmshpërblimet Kievit. Shtetet anëtare të BE-së fillimisht do të jenë përgjegjëse për fondet.

    Kancelari Merz foli për “çështje vërtet serioze që duhet t’i zgjidhim” lidhur me përdorimin e aseteve të ngrira rise

    Por sidomos Belgjika ka ngritur shqetësime serioze ligjore. Kryeministri Bart de Wever tha pas samitit: Një bazë ligjore për këtë nuk është luks. Nuk është një detaj. Në të njëjtën kohë kryeministri belg sinjalizoi gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje. “Kemi disa javë kohë dhe problemet nuk duhen nënvlerësuar.

    Belgjika ka frikë, ndër të tjera, se do të duhet të mbajë e vetme rreziqet financiare të kundërmasave të mundshme ruse. Sipas njoftimeve, edhe shtetet e tjera anëtare të BE-së ndajnë disa nga shqetësimet e Belgjikës. Kancelari Merz foli për “çështje vërtet serioze që duhet t’i zgjidhim”.

    Edhe në qarqet e biznesit gjerman ka rezerva të forta për këtë. “Gjermania ka investuar në Rusi si asnjë vend tjetër. Prandaj, ajo ka më shumë për të humbur nga përdorimi i planifikuar i fondeve të bankës qendrore ruse për blerjen e armëve për Ukrainën”, tha Matthias Schepp, Kryetar i Dhomës së Tregtisë Gjermano-Ruse. Në total, asete me vlerë 100 miliardë euro janë në rrezik, sipas Schepp.

    asetet e ngrira ruse BE samiti i BE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    July 18, 2026

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    July 18, 2026

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    July 18, 2026

    Botërori 2026/ Rekordet e argjentinasit, Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.