Më i përparuar në procesin e antarësimit, sipas një analize të fundit të Komisionit Europian, është Mali i Zi. Parashikohet që ky vend t’i përmbyllë në vitin 2026 negociatat, nëse ruan ritmin e reformave. Për Shqipërinë konsiderohet e mundshme që negocitatat të përfundojnë në fund të vitit 2027.
Çështja e mprehtë e aseteve të ngrira ruse në BE
Të enjten (18.12.2025) do të diskutohet për mundësinë e përdorimit të pasurive të ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë për të mbështetur Ukrainën.Nuk përjashtohet që bisedimet të vazhdojnë deri të premten ose edhe më gjatë.
Lidhur me pasuritë e ngrira ruse deri tani Belgjika, ku janë të depozituara këto pasuri, luan një rol kryesor dhe është e rezervuar. Qeveria ka rezerva të mëdha lidhur me çështje ligjore dhe rreziqe financiare si dhe druan për ekzistencën e Institucionit Financiar belg Euroclear. I ashtuquajturi administrues qendror së fundi administronte rreth 185 miliard euro të Bankës Qendrore ruse dhe kësisoj pjesën më të madhe të gjithsej 210 miliardë eurove të depozituara në BE.
Dështimi i dakordësimit për këto asete mund të krijojë një situatë të vështirë për Ukrainën, sepse në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm asaj i duhen para likuide. Organizimi i mjeteve financiare përmes BE-së në forma të tjera, ndërkohë konsiderohet i pamundur. Për këtë do të duhej miratimi unainim nga 27 vendet anëtare, ndërkohë që Hungaria dhe Çekia kanë deklaruar se janë kundër.
Përdorimi i pasurisë së Bankës Qendrore të Rusisë mund të miratohej me të ashtuquajturën shumicë e kualiifkuar. Në Këshillin e vendeve anëtare do të mjaftonte miratimi nga 15 prej gjithsej 27 vendeve, të cilat së bashku në përqindje përbëjnë 65 përqind të popullsisë së BE-se.
Në kuadër të samitit të BE-së gjithashtu duhet të vendoset për nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë Mercosur të negociuar që në vitin 1999 me shtetet amerikano-latine. Edhe për këtë çështje nuk është krejt e qartë, nëse do të arrihet shumica e nevojshme./DW

