Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Irani nuk gjen qetësi, pas sulmeve amerikane goditet nga tërmeti me magnitudë 5.2 ballë

    Lufta/ Trump: Ne goditëm fort Iranin në nder të ushtarëve që u vranë! Teherani sulmon dy anije cisternë në Hormuz

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

    October 3, 2025

    Kryeministrat dhe presidentët e shteteve si Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Serbia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia ishin pjesë e samitit të Komunitetit Politik Europian. Fokusi: çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë.

    Në Kopenhagë në kuadrin e samitit të BE-së u zhvillua edhe takimi i Komunitetit Politik Europian, ku morën pjesë rreth 50 kryetarë shtetesh dhe qeverishë, për të diskutuar sfidat aktuale të kohës. Lufta në Ukrainë dhe shkeljet e fundit të hapësirës ajrore në vende të BE-së nga dronë ishin në qendër të konsultimeve. Vendet e BE-së dhe të NATO-s duan të gjejnë zgjidhje për mbrojtjen nga ndërhyrje të tilla. Njëkohësisht diskutohet edhe për krijimin e një mburoje ndaj dronëve.

    Përvoja e Ukrainës me dronë mund të ndihmojë
    Ukraina konsiderohet me rëndësi thelbësore për një tjetër temë të rëndësishme të këtij samiti: Krijimi i një mburoje kundër ndërhyrjeve të dronëve në hapësirën ajrore të BE-së – përfshirë edhe ato në Danimarkë javën e kaluar.

    Ukraina ka përvojë në përdorimin e dronëve dhe ndalimin e tyre. Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës, theksoi: “Sot Europa përballet vërtet me kërcënime dronësh. Ukraina ka eksperiencë me këtë çështje për shkak të luftës, mbase më e madhja në botë. Dhe sigurisht që ne do s’do të heshtim. Do ta mbështesim Danimarkën, sepse ata janë miqtë tanë të vërtetë.”

    Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i mirëpriti mësimet që Europa po nxjerr gjatë mbështetjes së Ukrainës. “Gjithçka bëjmë në Ukrainë është mbrojtja e vetes dhe pjesës tjetër së Europës. Pra po bëjmë shumë por na duhet të shpejtojmë dhe t’i shtojmë përpjekjet.”

    Sandu: Të punojmë bashkarisht për të forcuar sigurinë kibernetike

    Gjithësesi, jo kushdo në samit është mbështetës ndaj Ukrainës. Udhëheqësit europianë kanë mbajtur takime me dyer të mbyllura me shtetet pro-ruse si Serbia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia, për të kapërcyer përçarjet në Europë.

    Moldaviasapo mori një rezultat pro-BE në zgjedhjet e fundit parlamentare. Gjatë fushatës elektorale në Moldavi ka pasur tentativa të forta për influencim nga Rusia në mbështetje të forcave pro-ruse. Gjatë samitit në Kopenhagë presidentja e Moldavisë Maia Sandu deklaroi: “Ajo çfarë ndodhi në Moldavi gjatë muajve të fundit dhe veçanërisht në javët e fundit para zgjedhjeve, mund të ndodhë në çdo vend europian. Prandaj na duhet të punojmë fort, të punojmë bashkë për të luftuar kundër financimit të paligjshëm. Na duhet të punojmë bashkarisht për të forcuar sigurinë kibernetike dhe na duhet të punojmë kundër dezinformimit.”/DW

    Kryeministrat samiti i BE Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Irani nuk gjen qetësi, pas sulmeve amerikane goditet nga tërmeti me magnitudë 5.2 ballë

    July 20, 2026

    Lufta/ Trump: Ne goditëm fort Iranin në nder të ushtarëve që u vranë! Teherani sulmon dy anije cisternë në Hormuz

    July 20, 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    July 20, 2026

    Ditë e nxehtë dhe me temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.