TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, kundër dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të gjykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.”-njoftoi Gjykata e Lartë.
Edhe më datë 15 Tetor 2024, Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.
Salianji po vuan dënimin me burg për kallëzim të rremë. Kujtojmë që Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës./Radar.al


