“Berisha hyn, metamorfoza del”. Këto ishin fjalët e Sali Berishës shkurtimisht para se të hynte në seancën plenare të 3 dhjetorit.
FOTOLAJM/ Flamur Noka i ‘ekzaltuar’ nga rikthimi i Berishës në Kuvend
Ai ishte i shoqëruar nga 5 deputetë demokratë, Flamur Noka, Edi Paloka, Luciano Boci, Ina Zhupa, Albana Vokshi.
Në një prononcim për një media italiane që ndodhet sot në Kuvend, Berisha tha: “Rikthehem fitues” duke iu përgjigjur italisht gazetarëve italianë.
Sali Berisha fitoi lirinë pak ditë më parë, pasi gjykata vendosi të heqë masën e sigurisë shtrënguese të arrestit në shtëpi.
Me rikthimin e tij pas 11 muajsh mungesë, Berisha ngre në këmbë të gjithë deputetët. Ja arsyeja
Ish-kryeministri rikthehet këtë të martë, 2 dhjetor në Kuvend pas 11 muajsh mungesë.
Rikthimi i tij përkon me marrjen pjesë në seancën ku do të votohet nen për nen projektbuxheti i vitit 2025.
Një seancë, që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e aktivitetit parlamentar.



