Deputeti demokrat, Saimir Korreshi në një intervistë të dhënë së fundmi për News24 komentoi më tej pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë.
Sipas Korreshit, pozicioni i tij në listë nuk ka ardhur si një akt besnikërie ndaj liderit, por si vlerësim për kontributin e tij brenda PD-së.
“Unë kam qenë kundërshtar dikur i zotit Berisha, por jam besnik i PD-së. Ndihem i vlerësuar për punën që kam bërë dhe më është njohur ky kontribut,” u shpreh ai.
Ndërsa më tej ai komentoi dhe mungesën e Dashnor Sulës në listën e kandidatëve, për të cilin u shpreh se do të kishte preferuar ta shihte atë pjesë të garës.
“Më ka ardhur keq që Dashnor Sula nuk ishte pjesë e listës. Po të ishte në dorën time, ai do të ishte një nga preferencat për shkak të cilësive dhe kontributit të tij në PD,” tha Korreshi.


