Site icon Informohu siç duhet

Sa të sigurt jemi nga qumështi pluhur i përdorur në produkte të shumta

Screenshot

TIRANË– Eksperti Granit Sokolaj, në intervistën e dhënë për Radar.al zbuloi më tej ndryshimin e madh mes qumështit bio dhe atij natyral.

I pyetur në lidhje me tregtimin e qumështit që deklarohet bio në tregun shqiptar, Sokolaj bën me dije se nuk mund të cilësohen bio nëse produktet nuk certifikohen si të tillë, sipas një procesi të caktuar.

Ndërsa më tej, eksperti shuan kureshtjen e madhe se çfarë ndikimi ka qumështi pluhur në shëndetin e njeriut, diçka të cilës i frikësohen pjesa më e madhe e njerëzve.

Nëse deri më tani keni menduar se qumështi pluhur nuk është i shëndetshëm apo rrezikon jetën tuaj, jeni gabuar!

Eksperti bën me dije se produktet e tilla që përmbajnë qumësht pluhur janë më të shëndetshme dhe kanë vlera ushqyese më shumë sesa pjesa tjetër që konsiderohet si natyrale.

Sokolaj: Ne nuk kemi asnjë produkt bio as atë që kemi marrë në mal sepse nuk certifikohet si i tillë, pra që të ketë kaluar të gjitha hallkat për të marrë këtë emërtim. Ajo që vihet re te kompanitë e qumështit është fakti se ata e cilësojnë si natyral apo të fresktët, diçka që është e ligjshme. Nëse flasim për qumësht natyral, këtu nuk përfshihet qumështi pluhur. Në qumështin e freskët që konsumohet për pak ditë, është e sigurt që nuk përdoret qumësht pluhur. Në kos është e lejuar deri diku afro 3% të sasisë që të përdoret qumështi pluhur. Megjithatë dhe qumështi pluhur në vetvete nuk është qumësht. Qumështi pluhur përdoret për akullore sepse ka nivel shumë të lartë sigurie në raport me sigurinë ushqimore. Gjithashtu dhe kosat e frutave janë masivisht të prodhuara me qumësht pluhur. Markat më të mira, edhe prodhimet shqiptare dhe ato më të mirat në botë. Kjo pasi është një produkt që jeton më gjatë. Ai mund të zgjasë deri nënjë vit dhe të ruajë vlerën ushqyese të tij. Qumështi është një produkt me rrisk të lartë në treg. Nuk ka bio, çfarëdo lloj produkti të jetë. Natyral po. Qumështi që shitet në marketet shqiptare është i freskët kjo është e sigurt.

Përgatiti Radar.al

Exit mobile version