Akuza reciproke
Megjithë armëpushimin 30-orësh për Pashkët, që shpalli presidenti rus Putin, Ukrania dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për sulme të vazhdueshme gjatë ditës së dielë.
“Ne e dimë shumë mirë se si manipulon Moska dhe jemi të përgatitur për çdo gjë.” – tha presidenti Zelenski. “Çdo goditjeje ruse do t’i përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme” – tha Zelenksi, sipas të cilit fjalëve të Moskës nuk mund t’u besohet. Megjithatë presidenti ukrainas pranoi: “Në disa zona situata është qetësuar”.
Nga ana tjetër Rusia i akuzoi forcat e armatosura ukrainase se kanë shkelur armëpushimin dhe kanë vazhduar sulmet, ndër të tjera në rajonin Donetskut. Gjatë natës së të dielës kishte pasur dhjetëra sulme me dron nga pala ukrainase, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes. “Si rezultat ka të vdekur dhe të lënduar në radhët e popullatës civile dhe dëmtime të ndërtesave civile,” thuhet në një deklaratë të ministrisë.
Informacioni i dhënë nga palët ndërluftuese nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur./DW
Ditea Berisha në lidhje të re? Moderatorja flet për jetën private
https://radar.al/udhezimi-i-ri-si-do-gjurmohen-produktet-ushqimore-qe-nga-1-janari-2026-ja-cfare-parashikohet/