Site icon Informohu siç duhet

Rrumbullaku shkarkohet nesër? Ministri Hoxha bën lëvizjen befasuese

Ministria e Brendshme ka hapur garën për caktimin e kreut të ri të Policisë së Shtetit, post të cilin aktualisht e mban Muhamet Rrumbullaku.

Në këtë proces ftohen të gjithë personat që përmbushin kriteret për të aplikuar për këtë pozicion.

Kjo lëvizje mbetet e dyshimtë pasi deri më tani, Muhamet Rrumbullaku nuk ka dhënë dorëheqjen.

Madje as nuk i është komunikuar shkarkimi ( të paktën publikisht).

Por ky lajm vjen ndërsa të premten e 5 shtatorit është mësuar se ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka thirrur në takim gjithë strukturën e policisë së shtetit, shkruan Radar.al.

Ministri që ka 36 ditë i emëruar, mësohet se ka përgatitur listën e shkarkimeve në ministri dhe Policinë e Shtetit dhe drejtoritë e qarqeve.

Mbetet të shihet nëse të premten do kemi supriza dhe me emrin e Rrumbullakut./Radar.al

Exit mobile version