Site icon Informohu siç duhet

Rrjeti e “kryqëzon” me komente negative për sjelljen, ç’po ndodh Xum Allushin?

Rrjeti e "kryqëzon" me komente negative për sjelljen, ç’po ndodh Xum Allushin?

Xum Allushi

TIRANË– Në llogarinë zyrtare të Xum Allushit në Instagram, është publikuar një mesazh falenderues për ndjekësit dhe për mbështetjen e vazhdueshme që po bëjnë ndaj banorit të “BBVA”.

Postimi bëhet nga të afërmit, pasi konkurrentët brenda shtëpisë nuk kanë akses në rrjete sociale.

Në story shkruhet: Dashuri pa fund për ju. Faleminderit për suportin e vazhdueshëm. Xumi ju do. Zoti qoftë me ju

Por kujtojmë se Xumi në rrjetet sociale është përballur me komente kryesisht negative.

Sjelljet dhe deklaratat e tij brenda shtëpisë janë bërë shpesh temë diskutimi, duke ndarë publikun mes kritikëve dhe përkrahësve./Radar.al

 

Exit mobile version