Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të bëhet mike për të rritur popullaritetin e saj

     Tragjedi në Republikën Domenikane/ Përfshihet nga flakët një resort luksoz, vd*s turisti italian

    Ish-futbollistët e Kombëtares marrin licencën për trajner, spikasin Xhaka dhe Gjasula

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Rritje e mëtejshme e ngrohjes globale, në prag të takimit ndërkombëtar mbi klimën

    November 10, 2024
    Rritje e mëtejshme e ngrohjes globale, në prag të takimit ndërkombëtar mbi klimën

    Takimi i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ do të fillojë të hënën në Baku të Azerbajxhanit, ekonomia e të cilit mbështetet kryesisht tek shitja e lëndëve djegëse fosile.

    Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Herny Ridgewell, gjatë 12 ditëve të takimit, udhëheqës botërorë dhe mijëra pjesëmarrës do të përpiqen të negociojnë mënyrat për të ulur sasinë e çliruar të gazeve që shkaktojnë efektin serrë, mes paralajmërimeve se përpjekjet për të kufizuar ngrohjen globale janë shumë larg arritjes së objektivit.

    Viti 2024 ka të ngjarë të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë me temperatura që kanë tejkaluar një prag të rëndësishëm të ngrohjes: objektivin që të mos lejohet rritje përtej 1.5 gradë Celcius për 20 apo 30-vjet, i pranuar ndërkombëtarisht për të kufizuar ngrohjen globale.

    “Ky është viti i parë që tejkaloi pragun e rëndësishëm prej 1,5°C”, thotë Carlo Bountempo nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

    Kufizimi i rritjes së temperaturave në nivelin nën 1.5 gradë Celsius ishte synim kryesor i Marrëveshjes së Parisit mbi mjedisin të vitit 2015.

    “Tejkalimi i këtij kufiri, mund të shkaktojë ndryshime klimatike që mund të jenë të pakthyeshme”, thotë Ruth Townend nga organizata ‘Chatham House’ me bazë në Londër.

    Me trajektoren aktuale, Kombet e Bashkuara thonë se bota po shkon drejt një rritjeje mesatare globale të temperaturave prej rreth 3 gradë Celsius, deri në fund të këtij shekulli. Kjo mund të shkaktojë në periudha më të gjata nxjehtësie, thatësira më të thella, stuhi më të forta dhe probleme të tjera.

    “Çlirimet vjetore të gazeve serrë janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Vitin e kaluar ato u rritën me 1,3%”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

    Të hënën nis takimi dyjavor i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ në Baku të Azerbajxhanit.

    Një pjesë kyçe e takimit të këtij viti është se si vendet më të pasura të ndihmojnë financiarisht vendet më të varfra për të reduktuar çlirimin e gazeve dhe për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike.

    “Pa një vendim mbi ndihmat financiare, gjithçka do të dështojë ”, thotë Ruth Townend nga “Chatham House”.

    Azerbajxhani është një prodhues i madh i naftës dhe gazit, lëndë djegëse fosile që ndikojnë mbi ndryshimet klimatike.

    “Azerbajxhani është gjithashtu një vend që rrezikohet nga ndryshimet klimatike. Vendi siguron nga 50 deri në 70% të ujit të pijshëm nga jashtë kufijve të tij. Pra është me të vërtetë në një pozitë të vështirë. Kështuqë është në interesin e tij që të përpiqet për fonde për të ndihmuar vendet në zhvillim siç është vetë, për të gjetur një rrugë për të ecur para”, thotë Townend.

    Pak para mbajtjes së takimit në Baku, Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale. Ka mundësi që ai sërish të largojë Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit që përcakton objektivat mbi ndryshimet klimatike. Ekziston gjithashtu frika e një lufte tregtare me Kinën.

    “Nuk ka gjasa që ne të shkojmë drejt një bote që është më e qëndrueshme. Pra, ne duhet të mësojmë se si të menaxhojmë situatën në këto kushte paqëndrueshmërie gjeopolitike, të cilat vetëm sa do të rriten në të ardhmen”, thotë Townend.

    Nga zjarret në Kaliforni te përmbytjet vdekjeprurëse në Valencia të Spanjës, shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po shkakton mot ekstrem dhe pa veprime urgjente, ka të ngjarë që situata të përkeqësohet shumë./VOA

    ngrohja globale Takimi ndërkombëtar mbi klimën
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të bëhet mike për të rritur popullaritetin e saj

    June 20, 2026

     Tragjedi në Republikën Domenikane/ Përfshihet nga flakët një resort luksoz, vd*s turisti italian

    June 20, 2026

    Ish-futbollistët e Kombëtares marrin licencën për trajner, spikasin Xhaka dhe Gjasula

    June 20, 2026

    EMRI/ Grabiti me armë pikën e karburantit në Fushë-Krujë, arrestohet autori

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.