Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Rritja e çmimeve, qytetarët bojkot në disa shtete. Por shqiptarët jo!

    February 28, 2025

    Për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë bërë thirrje për bojkot të supermarketeve. Në disa shtete bojkoti dha efekt, kurse në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka pasur reagim qytetar.

    Një kilogram gjalpë, prodhim vendi, kushton në Shqipëri rreth 15 euro. Po ashtu edhe në Malin e Zi dhe në Kosovë, rreth 15 euro. Në Maqedoninë e Veriut rreth 14 euro, në Bosnje dhe Hercegovinë 18.15 euro, kurse në Serbi 19.05 euro.

    Për shkak të çmimeve të ushqimeve shumë nisma qytetare në Ballkanin Perëndimor bënë thirrje për bojkotimin e supermarketeve.

    Bojkot masiv në Kroaci

    Kroacia e nisi e para dhe brenda një jave shitjet ranë me të paktën 53%. Rrjeti gjigant i supermarketeve “Kaufland Croatia” njoftoi se do të ulte çmimet e të paktën 1,000 produkteve. Nga ana tjetër, Konzum, bëri me dije se do të injektonte para në mënyrë që të ulte ose të ngrinte çmimet për 250 produkte vendase. Përballë këtij bojkoti masiv, pati edhe një reagim nga qeveria, e cila njoftoi se do të shtonte në listën e produkteve me çmime të kufizuara plot 40 produkte të tjera.

    Në Shqipëri dhe Kosovë asnjë reagim 

    Në një faqe në Instagram të quajtur “Qytetarët” u shpërndanë thirrje për bojkot të supermarketeve nga data 5 deri më 10 shkurt. Megjithatë, reagimi i qytetarëve ka qenë i pakët. DW vizitoi disa prej këtyre supermarketeve gjatë këtyre datave dhe ka vërejtur se qytetarët kanë vazhduar të bëjnë blerje si zakonisht.

    Njësoj si Shqipëria ka qenë edhe Kosova. Në rrjetet sociale ka pasur thirrje për bojkot, por qytetarët nuk e kanë përqafuar si nismë.

    Dy bojkote në Maqedoninë e Veriut

    Ndryshe nga Shqipëria dhe Kosova, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar dy bojkote. Në bojkotin e parë, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, ka pasur një rënie të shitjeve me 46.59%. Nga ana tjetër, në bojkotin e dytë ka pasur një rënie më të vogël të shitjeve, në masën 22.12%. Përtej këtyre shifrave, qytetarët nuk i kanë ndalur thirrjet për të bojkotuar supermarktet, si një masë proteste kundër rritjes së çmimeve që janë regjistruar gjatë viteve të fundit.

    Ngrirje çmimesh në Bosnjë dhe Hercegovinë

    Bojkot ka pasur dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, i mbajtur në datën 31 janar, ku në supermarkete, ndryshe nga herët e kaluara, ka pasur një numër shumë të vogël klientësh. Qeveria ka reaguar menjëherë duke njoftuar se do të ngrijë çmimet e të paktën 50 produkteve, por një deklaratë e tillë është parë me skepticizëm nga qytetarët. Po ashtu, kontrollet e intensifikuara dhe ndëshkimet për rritjen e paarsyeshme të çmimeve, të cilat janë njoftuar nga qeveria e Republikës Srpska, nuk u panë si masa të besueshme për të parandaluar rritjen e mëtejshme të çmimeve. Për këtë arsye, qytetarët zhvilluan një bojkot të dytë në 7 shkurt, ndonëse përgjigja qytetare ishte në nivele më të ulëta krahasuar me bojkotin e parë.

    Reagime të pjesshme në Serbi dhe Malin e Zi

    Në Malin e Zi, deri tani janë realizuar dy bojkote. Bojkoti i parë u mbajt më 31 janar, nga ku sipas të dhënave që vijnë nga Administrata e Taksave, ka pasur një rënie të qarkullimit deri në gjysmë milioni euro.

    Në ditën e bojkotit, shitjet ranë me 56.14% krahasuar me të njëjtën ditë të javës së kaluar. Edhe në Malin e Zi, thirrjet për mbajtjen e një bojkoti tjetër kanë vijuar në rrjetet sociale, por ndaj tyre nuk ka pasur reagim masiv.

    Për shkak të inflacionit dhe rritjes drastike të çmimeve, në Serbi, bojkoti i parë dha efekt. Ai u mbaj në 31 janar dhe sipas, të dhënave që vijnë nga Administrata e Taksave, gjatë kësaj dite ka pasur 25% më pak kupona fiskalë të prerë. Si përgjigje, supermarketet rritën çmimet, qeveria nuk reagoi dhe për këtë arsye qytetarët bën thirrje për një bojkot të dytë, por nuk ka të dhëna konkrete se cilat ishin rezultatet e këtij bojkoti.

    DW
    bojkot te supermarketeve cmimet e larta te ushqimeve dw protestë supermarket
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    April 18, 2026

    Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

    April 18, 2026

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    April 18, 2026

    Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.