Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm nga moti i keq/ Mbyllen të gjitha shkollat në Athinë, mësimi kalon online

    Zbardhet vendimi, 2179 punonjës me kontratë të përkohshme në administratën publike për vitin 2026

    Inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

    December 27, 2025
    Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

    Numri i lartë i lëvizjeve këtë fundvit ka sjellë edhe një rritje të numrit të thirrjeve drejtuar Urgjencës Kombëtare.

    Kreu i kësaj urgjence, Skënder Brataj, thotë se gjatë 24 orëve regjistrohen afro 1mijë e 300 thirrje të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Afro 60% e tyre i përkasin qarkut të Tiranës.

    “Në 24 orët e fundit janë 1251 thirrje, 379 vizita të kryera në banesë dhe 129 konsulta mjekësore. Janë 424 mijë e 427 thirrje nga 1 janari deri më sot, ku 265 mijë prej tyre janë nga Tirana“, tha Brataj.

    Problematikat më të shpeshta të regjistruara nga Urgjenca Kombëtare janë viruset në qarkullim, gripi, sëmundjet pulmonare, si dhe ato kronike. Brataj thotë se rritja e numrit të mjeteve për shkak të fluksit të vizitorëve ka sjellë edhe një rritje të lehtë të aksidenteve rrugore.

    “Është sezoni tipik, pasi veç shtimit të numrit të qytetarëve që vijnë nga jashtë, edhe vetë sezoni i gripit, i cili është në rritje, bën që numri i thirrjeve të jetë më i lartë. Janë prezente edhe viruset e tjera, por edhe COVID, gjendjet febrile, që nga pulmonitet, aktivizimi i SPOK-ut (Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike) dhe asma. Këto janë kryesoret, sidomos te personat me patologji shoqëruese. Gjithashtu, lëvizja e njerëzve ka rritur numrin e aksidenteve, ku përfshihen shumë makina dhe persona, pasi gjatë fundjavave ka fluks mjetesh dhe njerëzish. Kemi një rritje të këtyre rasteve së fundmi”, tha Brataj.

    Problem mbeten edhe mjetet piroteknike dhe plagosjet e lehta prej tyre, për të cilat Brataj thotë se nga viti në vit ka një ulje të numrit, edhe për shkak të ndalimit të tregtimit të tyre.

    379 vizita të kryera në banesë dhe 129 konsulta mjekësore Në 24 orët e fundit janë 1251 thirrje Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm nga moti i keq/ Mbyllen të gjitha shkollat në Athinë, mësimi kalon online

    January 20, 2026

    Zbardhet vendimi, 2179 punonjës me kontratë të përkohshme në administratën publike për vitin 2026

    January 20, 2026

    Inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

    January 20, 2026

    Kush është diplomati që Trump e emëroi përfaqësues të lartë për Gazën?

    January 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 19 Janar 2026

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.