Site icon Informohu siç duhet

Rriten sërish çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina shtrenjtohen në tregun me pakicë

Çmimi i lartë i karburantit shton të ardhurat në buxhet! TVSH e importit në mars, 8.7 milionë € më shumë se në 2025-ën

Bordi i Transparencës për Karburantet ka vendosur një tjetër rritje të çmimeve të naftës dhe benzinës në tregun vendas, duke sjellë ndryshime që hyjnë në fuqi që nga ora 14:00 e ditës së sotme.

Sipas vendimit të ri, çmimi i naftës rritet me 4 lekë për litër, ndërsa benzina me 5 lekë për litër.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoil, standardi SSH EN 590) do të jetë jo më shumë se 206 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me një çmim maksimal prej 181 lekë/litër në shitjen me pakicë dhe 169 lekë/litër në shumicë.

Vendimi parashikon që këto çmime të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet të rishikohen sërish në varësi të lëvizjeve të tregut ndërkombëtar të naftës.

Exit mobile version