Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, ka publikuar në Facebook një foto të kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke zbritur nga makina në Kuvend. Krahas fotos, Murrizi ka shkruar me tone kritike: “Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa që të dukeni të rëndësishëm” dhe i ka drejtuar një pjesë të fortë kritikash shumicës së deputetëve.
Në postimin e tij, Murrizi shprehet:
“Ore, një gjë nuk e kuptoj dot kurrë me disa vemje dhe rastësorë në politikë që kur kanë ndonjë funksion leshi bëjnë si mendër udhëheqës… Shumicën tuaj as e di kush se çfarë jeni, çfarë punoni, e çfarë përfaqësoni, o vemje.”
Ai thekson se makinat zyrtare për deputetët u hoqën që në vitin 2008, duke kritikuar përdorimin e tyre nga disa politikanë për t’u dukur të rëndësishëm, dhe bën krahasime me vendet e tjera ku udhëheqësit përdorin mënyra të thjeshta transporti, si trenin apo biçikletën.
Postimi i Murrizit është interpretuar si një kritikë e hapur ndaj politikës së elitës dhe mënyrës se si disa deputetë shfaqin pozicionin e tyre përmes simbolikës së automjeteve zyrtare dhe sjelljes së jashtme.
Postimi i plotë:
Ore, një gjë nuk e kuptoj dot kurrë me disa vemje dhe rastësorë në politikë që kur kanë ndonjë funksion leshi bëjnë si mendër udhëheqës.
Mirë, makinat që i ndërroni shpesh pa patur asnjë biznes dhe pa punuar asnjë ditë e pa ju thënë kush punë e mbarë, se Kuvendi i ka hequr makinat për deputetët qysh në vitin 2008, përveç Gjekmarkajt që mban dhe roje nga garda, se i “rrezikohet” jeta kur i bie velani.
Po pse rrini ulur mbrapa në makinë dhe kush ju paguan shoferin?
Keni frikë se ju “vret” njeri?
Doni të dukeni të mëdhenj patjetër e të rëndësishëm?
Apo keni frikë se ju fut duart shoferi rrugës?
O pika, që nuk ju bie aty ku kënaqeni shumë se në kokë ju ka rënë ka kohë.
Po kush e ka mendja tek ju dhe kush ju pjerd se çfarë jeni, kor aman.
Po shumicën tuaj as e di kush se çfarë jeni, çfarë punoni, e çfarë përfaqësoni, o vemje.
Po ju nuk ju thërret as daja në dasmë, mor plehra, se mirë që na e shpifet politika dhe Parlamenti, por po na shpifni edhe makinat duke parë që zbrisni ju nga pas njëlloj siç zbresin Presidenti i Amerikës, Kinës, Rusisë, apo Francës, se në Belgjikë, Holandë, Danimarkë, Norvegji e Suedi, edhe Kryeministrat shkojnë në zyrë me tren ose biçikletë.

