OHËR– Një javë më parë, më 6 korrik në orën 24:40 në policinë e Ohrit është raportuar se 32-vjeçarja nga Shkupi, Emilia Rozman duke shkrepur fotografi pranë kangjellave metalike të parkingut në kompleksin turistik “Gjiri i Eshtrave” afër fshatit Peshtan të Ohrit, është rrëzuar e për pasojë është dëmtuar rëndë.
Ajo ka postuar në profilin e saj në Facebook foto nga spitali ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti ku ka thyer 11 brinjë gjatë rënies prej 7 metra lartësi.