NEPAL– Të paktën 18 persona kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Nepal dhe mori flakë, teksa po ngrihej nga kryeqyteti i Nepalit, Katmandu, këtë të mërkurë.
Ndërsa piloti, i cili aktualisht po trajtohet në spital, është i vetmi i mbijetuar në aksidentin fatal.
Sikurse shkruajnë edhe mediat e huaja, shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar, ndërsa raportohet se industria e aviacionit e Nepalit është e dobët për nga siguria.
Fluturimi testues i kompanisë Saurya Airlines drejt qytetit Pokhara ishte pjesë e një kontrolli rutinor të mirëmbajtjes, sipas saj.

