Një avion është rrëzuar në qytetin Kolomna pranë Moskës, si pasojë tre anëtarët e ekuipazhit humbën jetën.
Avioni “Sukhoi Superjet 100” kishte si destinacion aeroportin e Moskës, Vnukovo.
Avioni, i ndërtuar në vitin 2014, është i kompanisë ajrore Gazpromavia, ndërsa kryetari i Kolomnas, Aleksandr Grechishchev, i cili shkoi në vendngjarje tha se nuk ka viktima, përjashtuar ato nga ekuipazhi i avionit.
Tashmë ka nisur një hetim për shkeljen e rregulloreve të sigurisë në bordin e aeroplanit, të cilat shkaktuan vdekjen e 3 antarëve të ekuipazhit shkruajnë mediat e huaja./Radar.al