Site icon Informohu siç duhet

Rrëzimi tragjik i avionit, reagojnë Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla kanë shprehur dhimbjen dhe tronditjen e tyre pas rrëzimit të avionit në Ahmedabad, Indi, ku humbën jetën mbi 200 persona.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin zyrtar të Familjes Mbretërore në platformën X, Mbreti shkruan: “Jemi thellësisht të tronditur nga kjo ngjarje e tmerrshme. Lutjet dhe ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjet dhe të afërmit e viktimave të kësaj tragjedie.”

Edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, reagoi lidhur me aksidentin, duke shprehur solidaritetin e tij, pasi ndër pasagjerët ndodhej edhe një shtetas kanadez.

Sipas autoriteteve indiane, në bord ndodheshin 242 persona dhe deri më tani janë konfirmuar rreth 200 viktima. Hetimet për shkaqet e rrëzimit janë ende në vazhdim.

Exit mobile version