Një person rreth moshës 40-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Lezhës, Tales.
Punonjësit e lokaleve, pushuesit dhe vrojtuesit kanë nxjerrë nga deti personin rreth të 40-ave dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Shërbimet e ambulancës kanë arritur menjëherë dhe me pas e kanë nisur drejt spitalit rajonal.
Deti aktualisht ka dallgë, e pas këtij incidenti burime nga vendi i ngjarjes thonë se vrojtuesit po ju bëjnë thirrje pushuesve për të dalë në breg.